Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Manjani: Palaço-vettingu, si hakmarrje politike!

Nga Klodiana 0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë sot hapur në krah të ish-prokurorit të Apelit, Gentjan Trenova, i cili u shkarkua nga KPK, pak ditë më parë. Shkarkimi i tij u bë, pasi sipas KPK –së nuk justifikonte dot pasurinë.

Por, sipas Manjanit, arsyeja e vërtetë e shkarkimit të tij, ka lidhje me politikën.

Postimi i plotë

Gentian Trenova është prokuror korrekt, i aftë dhe i përkushtuar në detyrë.

Ka hetuar dhe mbrojtur sukseshëm në gjykatë çështje nga më të thjeshtat e deri të çështje të krimit të organizuar. Gentiani shërbeu tek Krimet e Rënda dhe së fundi në Prokurorinë e Apelit!

Nuk kam dëgjuar asnjë ankesë e as fjalë negative (që midis nesh ka shumë) për këtë prokuror.

Ka vetëm një “të metë”. Nuk i pëlqen fare Rilindasve që qeverisin sot! Hetimi ndaj skandalit të Serverit të Tatimeve, ky Genti ishte në krye të hetimeve, e dënoi Atë!

Kaq është e vërteta e hidhur!

Përrallat me pasuri janë pislleqe dhe palaçollëqe! Ata që e kaluan vettingun ishin disafish më të pasur se Gentian Trenova!

Ky është palaçollëk jo vetting! Është hakmarrje e pastër politike!

Kjo është prova flagrante që dëshmon fort se kush e si e bën vettingun në këtë vend!

Le të jesh korrekt me detyrën, por nuk qe me Rilindjen je i mbaruar!

Turp e faqja e zezë!

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej