Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Luiza Gega flet e indinjuar pas incidentit në Maratonë: Po hedhin vrer ndaj meje

Nga Media 0

Edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës përfundoi me rezultate suprizë por edhe me keqkuptime. Atletja shqiptare Luiza Gega e cila u shpall fituesi për kategorinë e femrave për 21 kilometra, me kohën 1 orë 14 minuta e 18 sekonda krijoi konfuzion pas mbërritjes në finish. Megjithatë e vërteta është se Gega pati kohën më të mirë dhe ishte 38 sekonda në avantazh ndaj Agnes Chebet, që dha kohën 1 orë 14 minuta e 56 sekonda.

Kur atletët u ngjiten në podium pati një debat nëse rekordmenja shqiptare e meritoi apo jo çmimin e parë për shkak se e para në finish mbërriti keniania Chebet. Afrikania pretendoi se ishte ajo fituese por Federata Shqiptare e Atletikës nëpërmjet një deklarate për shtyp pohoi se pajisja që Chebet kishte në trup, e kontrolluar më pas tregoi se ishte 38 sekonda më shumë se koha e Gegës, e cila ishte në një kategori tjetër. Rezultati është i verifikueshëm në faqen online të “Tirana Maratonë.com”.

E kontaktuar nga “Ora News”, Gega u shpreh se i vjen keq që emri i saj lakohet për diçka të tillë, ndërsa sqaroi se nuk është favorizuar nga askush, pasi gjithçka është e verifikueshme.

“Më vjen keq që emri im lakohet për një incident të tillë. Çipi që ne kishim përcakton se kush kishte kohën më të shpejtë dhe e meritoj vendin e parë. Më vjen keq për kolegen sepse ai krijoi përshtypjen se ishte e para, por realiteti nuk ishte ky. Mediat vijuan menjëherë të hedhin vrer ndaj meje por kur unë dola kampione e mesdheut askush nuk zhvilloi një intervistë të zgjeruar për të më pyetur se si e arrita këtë sukses, në një moment që nuk kishim kushte për t’u stërvitur . Kisha dy muaj që stërvitesha për këtë aktivitet edhe pse ky është një trofe i parëndësishëm për mua. Kjo ishte një gafë që nuk duhej të ndodhte. Në këtë histori e dëmtuar mbeta unë. Është rregullore e federatës. Kush del koha më e mirë e garës ai është fituesi” -tha Luiza Gega.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej