Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Lorik Cana tregon sekretet në dhomat e zhveshjeve

Nga Klodiana 0

Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana,  i ftuar sot në emisionin “Xing me Ermalin” ka treguar disa momente nga fusha e blertë. Një prej tyre ishte edhe çështja e komunikimit të futbollistëve nga të gjitha trevat shqiptare.

 “Me raste kishte vështirësi, kishte edhe momente kur lojtarë të rritur në vende të ndryshme flisnin dialekte të ndryshme të shqipes. Për shembull Gashi, i rritur në Zvicër, nuk e kuptonte me raste Kaçen e rritur në Greqi kur fliste në shqip dhe më kthehej shpesh me fjalët ‘Çfarë thotë ky!’ kur e dëgjonte ndërsa fliste.

Një herë, kur po ecnim në një aeroport para disa dyqaneve me pajisje elektronike, dëgjoj zëra në anglisht ‘it’s nice, look at this (e këndshme, shikoje këtë)”. Ishin Kaçe me Gashin. Më thanë se merreshin vesh më mirë ashtu”, – tregoi Cana.

Cana më pas ka treguar disa nga “sekretet” e gjërave që ndodhin në dhomat e zhveshjeve të Kombëtares shqiptare:

Ermali: Kush depilohet nga futbollistët e Kombëtares?

Loriku: Pjesa më e madhe depilohen, ndoshta përveç Mërgim Mavrajt i cili është besimtar.

Ermali: Kush ka më shumë lesh në trup:?

Loriku: Ndoshta Elseidi ose Sadiku.

Ermali: Kush lahet lakuriq në dushe?

Loriku: Janë këta që janë pak më shumë besimtarë që mund të lahen me brekë se janë të turpshëm. Mërgimi lahet me brekë, i ka ndodhur edhe pa brekë. Po të gjithë të tjerët lahen pa brekë.

Ermali:Kush vonohej më shumë për t’u larë? 

Loriku: Nëse luanim në Shqipëri laheshim shpejt se donim të takonim familjarit. Kur laheshim jashtë ishte qetësi, unë isha gjithmonë nga më të fundit.

Ermali: Kush kujdeset më shumë për pamjen e jashtme?

Loriku: Ka të kujdesshshëm, Sadiku është shumë i kujdesshëm.

Ermali: Kush shajnë? 

Loriku: Të gjithë, përveç Mërgimit.

Ermali: Kush merrte ushqime me vete?

Loriku: Berisha, madje kur vinim në grumbullim dhe kishim ditën e familjarëve, kur vinin për t’i takuar familjarët, i sillnin ëmbëlsirë nga Kosova.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej