Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Lirohen Çapjat, nuk e njohën policinë kur qëlluan

Nga Klodiana 0

Tre të dyshuarit e familjes Çapja nuk e njohën policinë. Ata qëlluan kundër saj pasi dyshuan se po organizohej sërish një atentat nga kundërshtarët e tyre”, ka argumentuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për lënien në liri të shtetasit Ardian dhe Florenc Çapja dhe Bledar Muça.

Të dyshuarit janë arrestuar gjatë verës pasi hapën zjarr kundër oficerëve civilë të policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim për shkak të një ngjarjeje kriminale kundër tyre.

Krimet e Rënda e rikthyen dosjen hetimore pranë Gjykatës së Elbasanit për hetime të mëtejshme.

Dy të pandehurit do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, personi i tretë i arrestuar bashkë me ta, Bledar Muça është ende në burg dhe do të hetohet nën akuzën e vrasjes kundër dy apo më shumë personave të mbetur në tentativë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>