Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lajm i fundit: Schumacher është çuar në këmbë!

Nga Media 0

Më 29 dhjetor mbushen 5 vjet që nga aksidenti i tmerrshëm që Michael Schumacher pësoi në një pistë skish duke u “zhdukur” praktikisht nga vëmendja publike.

Që prej asaj dite të errët për familjen dhe miliona mbështetës të 7-herë kampionit të Formula 1, shumë gjëra kanë ndodhur. Lewis Hamilton ka thyer rekordin e gjermanit për pole position në karrierë, 83 me 68. Megjithatë, ish-piloti i Benetton, Ferrari dhe Mercedes mbetet në avantazh për sa i përket garave të fituara (91 me 73) dhe titujve kampion (7 me 5).

Tifozi i tij i zellshëm, Sebastian Vettel, ka ndjekur gjurmët e tij te Ferrari por nuk ka mundur të përsëri suksesin e tij. Madje edhe djali i tij Mick, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur babai u aksidentua, tashmë është kampion i Formula 3 dhe premton të ndjekë gjurmët e Shumacher në Formula 1.

Por edhe pse deri tani pak është folur për rikuperimin e gjermanit, “Daily Mail” raporton se Schumi ka bërë përmirësime në javët e fundit, madje është çuar në këmbë, nuk qëndron më i shtrirë në krevat dhe nuk mbijeton më vetëm falë pajisjeve.

Gjithsesi, trajtimi të cilit po i nënshtrohet kushton më shumë se 55 000 euro në javë dhe përkundër asaj që është raportuar muaj më parë, ai vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës dhe nuk është transferuar në Majorka.

https://a2news.com/2018/12/17/lajm-i-fundit-schumacher-eshte-cuar-ne-kembe/?fbclid=IwAR1SMw4Hh72oGo1lPnNfc96y6l-3IDlH2xB532WyZI1ljBBoLUYKjxj7BTM

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej