La Liga/ Reali shkatërron Celta Vigon, siguron vendin e parë (film)
Nga më herët0

Real Madrid ka shkatërruar Celta Vigon, në ndeshjen e parafundit drejt titullit kampion në La Liga.
Portugezi Ronaldo realizoi dy golat e parë në këtë takim, ndërsa vendasit shkurtuan diferencën me Guidettin edhe pse pak më herët kishin mbetur me një lojtar më pak, pas daljes me kartonin e kuq të Aspas.
Por vetëm një minutë pas golit të vendasve, francezi Benzema shënoi golin e tretë, e në fund Kroos e vulosi rezultatin në 1-4.
Kjo fitore e çon në tre pikë diferencën e ekipit të drejtuar nga Zidane ndaj Barcelonës, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi, të cilën Reali do ta luajë ndaj Malaga-s, ku edhe një barazim do t’i mjaftonte të shpallej kampion.