Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kush ishte Liza e “vërtetë” e Botës së Çudirave?

Nga Media 0

Të gjithë kemi dëgjuar për Lizën në botën e çudirave. Titulli i librit të Lewis Carroll, aq i dashur për fëmijët dhe i realizuar edhe si film vizatimor. Por kush ishte Liza?

Emri i saj i vërtetë ishte Alice Pleasance Liddell, fëmija i katër i Henry dhe Lorina Liddell, lindur më 4 maj 1852. Familja u zhvendos në Oksford në vitin 1856, ku u miqësuan me Charles Lutwidge Dodgson, ndryshe Lewis Carroll.

Historia e librit është e thjeshtë: Në 4 korrik 1862 ai mori Lorinën, Edith dhe Lizën (Alice) në një udhëtim me varkë nga Oksford në Godstow. Për t’i argëtuar ai improvizoi një histori me një protagoniste të re me emrin Alice. Alice Liddell e pëlqeu shumë historinë dhe iu lut që ta shkruante. Që këtej edhe botimi i vitit 1865 me titullin: “Aventurat e Lizës në botën e çudirave”.

Në moshë të rritur Alice Liddell u martua me Reginald Hergreaves dhe ishte aktive në shoqërinë e lartë gjatë gjithë jetës së saj. Alice pati tre djem, dy prej të cilëve u vranë në Luftën e Parë Botërore. Ajo vdiq në vitin 1932 në moshën 80 vjeçare.

www.respublica.al

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej