Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Kukësi-Partizani, Milinkoviç: Do flas me Gjicin për dorëheqjen

Nga Klodiana 0

Duhet të ishte ndeshja që Kukësi mund t’i afrohej disi Skënderbeut në renditje por rezultoi sfida në të cilën kampionët në fuqi humbën akoma më shumë terren ndaj korçarëve. Sipas trajnerit Mladen Milinkovic gabimet në mbrojtje po penalizojnë ndjeshëm skuadrën e tij.

“Fatëkeqësisht themi javë pas jave se mund t’i afrohemi Skënderbeut në renditje por ne në vend që të afrohemi po distancohemi më tepër. E filluam mirë ndeshjen, kaluam në avantazh por u penalizuam nga dy gabime të cilat janë gabime që nuk mund të bëhen.  Edhe në pjesën e dytë e filluam mirë, në minutat e para kishim dy raste të pastra me Shtubinën dhe Aliyev, goditëm shtyllën gjithashtu me Gurin, por ky është futbolli”.

E ardhmja e Milinkovic në stolin e Kukësit është në dyshim. Trajneri serb konfirmoi se këtë të martë do takohet me presidentin Gjici, në një takim ku ndoshta mund t’i paraqesë edhe dorëheqjen.

“ Nesër do kem një takim me presidentin, do diskutojmë do flasim dhe do marrim një vendim. Më vjen keq sepse përgjegjës për këto rezultate të dobëta jam unë. Ashtu si presidenti edhe ne si ekip si lojtarë si staf bashkë me tifozët prisnim që të ngushtonimin diferencën me Skënderbeun, por gabuam. Do marrim një vendim në të mirën e skuadrës, pasi i rëndësishëm është Kukësi si ekip”.

I pyetur nëse lojtarët e Kukësit janë në krahun e tij, Milinkovic u përgjigj:

“ Unë besoj që lojtarët luajnë për ekipin, nuk kanë pse të luajnë për mua apo për ndonjë person tjetër. Megjithatë gabimet janë të shumta dhe kjo duhet pranuar”.

Sipas burimeve që vinë nga Zeqir Ymeri në përfundim të sfidës ndaj Partizanit, trajneri Milinkovic u ka komunikuar futbollistëve të tij dorëheqjen në dhomat e zhveshjes.

http://supersport.al/milinkovic-paralajmeron-doreheqjen-do-flas-me-presidentin-gjici/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej