Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Kriza e emigrantëve, rekord i ri ardhjesh në Itali

Nga Klodiana 0

Italia po mban barrën e emigrantëve që po përpiqen të hyjnë në Europë që prej implementimit të një marrëveshje në muajin mars mes Bashkimit Europian dhe Turqisë, për reduktimin e fluksit drejt Greqisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme deri në 28 nëntor 171 mijë e 299 emigrantë kanë mbërritur në brigjet italiane me anije, krahasuar me 170 mijë e 100 njerëzve që mbërritën në të gjithë 2014-ën.

Vitin e kaluar 154 mijë emigrantë erdhën nga korridori vdekjeprurës i Mesdheut qendror, duke e çuar në gati gjysmë milioni numrin e të ardhurve në 3 vjet. Mbi 176 mijë azilkërkues jetojnë tani në qendrat italiane të strehimit dhe ka pasur një numër rekord kërkesash për azil.

Kjo po e vë nën presion të madh procesin e azilit dhe sistemin ligjor në vend. Jo më larg se të hënën, Roja Bregdetare Italiane shpëtoi dhjetëra persona nga gomonet e rrezikshme me të cilat po udhëtonin pranë brigjeve libiane.

Emigrantët u filmuan teksa kacavirreshin për të dalë nga gomonet, e për të hipur në anijet e Rojës Bregdetare.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>