Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Kotzias i pergjigjet Ramës: Pranojmë vetëm versionin grek të historisë

Nga Luljeta Progni 0

Ministri i Jashtëm grek ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë në lidhje me Greqinë duke veçuar atë të shqiptarit, Gjergj Dushmani, i cili njihet në histori si shpëtimtar i Akropolit

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me deklaratat e këtij të fundit të bëra një ditë më parë në Kuvend. Referuar historisë së shqiptarit që shpëtoi Akropololin, Kotzias  thotë se historia është e bazuar në fakte dhe jo në fiksione. Por, ai nuk ka sqaruar asgjë më shumë për faktet që e kundërshtojnë atë që deklaroi Rama më shumë se një herë, për shqiptarin Gjergj Dushmani, i cili sipas historisë së së referuar nga kryeministri Rama, e shpëtoi Akropolin nga djegia në vitin 1686.

Gjatë konferencës për shtyp në Athinë me homologun e tij polak, Kotzias, sqaroi: “Lidhur në historinë, unë jam përgjigjur në mënyrë të detajuar dhe përsëris atë që kam thënë; historia duhet të jetë një shkollë për të gjithë ne dhe jo një burg. Me historinë duhet të sillemi në mënyrë serioze dhe të jemi seriozë. Ajo është e bazuar në fakte dhe jo në fiksionet e mëvonshme.”

Duke folur konkretisht për deklaratën e Ramës për Akropolin, Kotzias tha: “Kujt i pëlqen historia greke dhe kultura greke, ai është i mirëpritur, vetëm mos të arrijë në pikën që të konsiderojë se këto janë ekskluzivisht të vetat dhe nuk janë greke.”

Ja çfarë tha Rama për histortinë sipas së cilës një shqiptar e shpëtoi  Akropolin: “Nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>