Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Kanabisi/ Idrizi: Situata shumë e rëndë, rrezikohen zgjedhjet dhe është kriminalizuar ekonomia (film)

Nga Media 0

Nëse zgjedhjet bëhen pa opozitën, ato nuk janë zgjedhje, por thjesht votime dhe prej tyre nuk mund të dalë një mazhorancë e konsoliduar, e cila mund të zgjasë për katër vite.”

Kryetari  i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi tha sot se paratë e kanabisit sjellin pasoja shumë më të rënda se sa blerja e zgjedhjeve. I ftuar në në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, Idrizi theksoi se kanabisi dhe paratë që vijnë prej tij, kanë kriminalizuar gjithë ekonominë dhe biznesi i ndershëm është dekurajuar.

Unë e kuptoj shqetësimin e opozitës, kur thotë që me paratë kriminale të kanabisit do të blihen zgjedhjet. Është shumë më tepër se kaq. Ata kanë hallin se paratë e kanabisit do të përdoren për zgjedhjet. Është shumë më e rëndë se sa kaq, sepse është prodhuar një ekonomi kriminale, e cila nuk prodhon asgjë. Ja ku kemi Kolumbinë. Nuk ka bërë hair. Ka dekurajuar biznesin e ndershëm dhe njerëzit e punës. Ky është një problem real, të cilin ne duhet ta diskutojmë. Nuk e kemi shumë të vështirë ta gjejmë edhe zgjidhjen”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së, tha gjithashtu që nëse zgjedhjet bëhen pa opozitën, ato nuk janë zgjedhje, por thjesht votime dhe prej tyre nuk mund të dalë një shumicë e konsoliduar që mund të zgjasë për katër vjet.

Ne jemi regjistruar të parët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Do të vazhdoj deri më 3 maj të bëj të gjitha përpjekjet, për aq sa më takon. Jam i bindur se do të zgjidhet. Do të vijnë ca ndërkombëtarë të tjerë. Unë sot kam pasur një mbledhje kryesie. Jemi bërë gati. Nesër unë kam një takim me kryeministrin. Realisht do të jetë votim, jo zgjedhje dhe nuk do të bëjnë zgjedhje dhe unë dua ta ekspozoj këtë lloj varianti, sepse Shqipëria e 2017-s nuk mund të jetë e tillë. Nuk mendoj se do të dalë prej saj një mazhorancë apo qeveri legjitime që do të zgjasë katër vjet. Do hyjmë prapë në një cikël të tillë”, tha Idrizi.

Megjithëse i jep të drejtë opozitës për garancitë që kërkon për votën e lirë, Idrizi, thekson se kërkesa e opozitës për qeveri teknike në këtë moment është e paarsyeshme, teksa kriza politike po thellohet.

Është për të ardhur keq se si këto 25 vjet, klasa politike ka qenë e zonja për të prodhuar krizat. Sot, jemi në krizën e radhës, e cila është një krizë ciklike. Pavarësisht nga tëdrejtat e palëve”, unë nuk kuptoj se si politika shqiptare e ka kthyer konfliktualitetin në sistem. Kjo është një nga krizat më të rënda të stisura. Opozita ka shumë të drejtë të kërkojë të gjithë garancitë për të hyrë në zgjedhje, por kërkesa për qeveri teknike nuk duket e pa arsyetuar, në këtë moment kur po rrëshqasim nga institucionet. Unë nuk e kuptoj se si Rama dhe Basha nuk ulen, kur janë ulur Thaçi me Vuçiçin. Kjo është arsyeja pse ne i kërkuam Presidentit të Republikës të thërriste tryezën e partive politike. Unë jam optimist se kriza do të zgjidhet, por do të zgjidhet ditën e fundit”, u shpreh Idrizi.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej