Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Justin Bieber, ylli i popit më me ndikim

Nga Klodiana 0

Justin Bieber ka arritur t’ia kalojë Adele, Beyonce dhe Ed Sheeran duke u emëruar si ylli i popi më me ndikim në botë. 23-vjeçari është kurorëzuar “Mbreti i Popit” në The Box Powerlist 2017, pasi është gjykuar si një nga yjet më të suksesshëm në industrinë e muzikës, si në aspektin e fansave ashtu edhe të ardhurave.

The Box Plus Network ka bërë një sondazh dhe ka listuar yjet më të sukseshëm të botës  muzikore duke u  bazuar  në të ardhurat e tyre muzikore, ndikimin në mediat sociale, ndjekësit online, pasuria personale, çmimet që kanë fituar, tabela e performacës dhe vëmendja që kanë pasur nga mediat.

Justin ndiqet në listë nga Rihanna në vendin e dytë dhe në vendin e tretë Drake. Ndërsa Beyonce renditet në vendin e katërt.

Vitin e kaluar Justin ka bërë një turne botëror duke promovuar albumin e tij më të shitur “Purpose”, dhe arriti që të fitojë 15.5 milionë ndjekës më shumë në Instagram gjatë turit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej