Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Jemen, sulmi ajror i koalicionit vret 82 persona

Nga Klodiana 0

Një sulm ajror i drejtuar nga sauditët në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, ka vrarë 82 persona e ka plagosur më shumë se 500 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një ceremonie mortore.

Huthit janë në luftë me ekzekutivin e vendit të njohur ndërkombëtarisht që mbështetet prej Aleancës Ushtarake, kryesimin e së cilës e ka marrë në dorë Arabia Saudite.

Kryqi i kuq ndërkombëtar deklaroi se ka përgatitur 300 thasë të zinj të përdorur për trupat e pajetë. Qindra pjesë trupash të copëtuar  janë gjetur brenda hollit të ndërtesës së goditur nga ajri.

Funerali ku ishin mbledhur njerëzit e kthyer në shënjestrën e bombardimeve ishte ai i babait të ministrit të Brendshëm huthi, Galal al Ravishan, një aleat i rebelëve dhe i ish-presidentit Ali Abdullah Saleh.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej