Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Humbja me Kastriotin/ Shkarkohet nga detyra trajneri i Kukësit, Ramadan Ndreu

Nga Ejona 0

Ramadan Ndreu është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës së Kukësit.

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” vetëm pak minuta pas humbjes së verilindorëve në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit.

Ndeshja e sotme ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë përfundoi me rezultatin 2-1, ku krutanët shënuan dy gola gjate pjesës së dytë duke përmbysur rezultatin.

Njoftim i Klubit:

FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej