Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Heqja e mandatit/ Rroshi ankimon në Kushtetuese vendimin

Nga Ejona 0

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi ka apeluar vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit

Avokati i ish-kryebashkiakut, Theodhori Sollaku, ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për vendimin e shkarkimit.

Sollaku tha se vendimi për klientin e tij bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën shqiptare dhe se shpreson për një vendim pozitiv nga Gjykata Kushtetuese.

 

Sollaku: “Kërkesa ka të bëjë me vendimarrjen e institucioneve që detyruan Këshillin e Ministrave për të shkarkuar kryetarin e Bashkisë, kryesisht nga procedurat e KQZ u spikat momenti që detyrimi i KQZ ka qenë të administronte vendimet e formës së prerë zyrtarisht, dosje, gjë që nuk e ka bërë. Në të kundërt mbrojtja dhe vetë kryetari i Bashkisë ka depozituar aktet zyrtare të autoriteteve të huaja që ai është i padënuar penalisht. Së dyti kemi kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave, një vendim që bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën shqiptare.Kemi argumentuar se sanksionet që parashikon ligji për dekriminalizimin janë natyrisht penale dhe si të tilla nuk mund të kenë kurrsesi fuqi prapavepruese.

Kemi kundërshtuar ndërprerjen e mandatit të zotit Rroshi dhe për këtë shkak ka argumenta të tjerë që ligji në fjalë cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, kurse ne pretendojmë se kufizimi i të drejtave lejohet sipas nenit 17 të Kushtetutës. Mohimi i të drejtës për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur është shkatërrim i kësaj të drejtë, pra është jo kufizim por mohim total. Mendojmë se në këtë rast jemi në kushtet e antikushtetueshmërisë së ligjit. Argmentojmë se janë shkelur parimet kushtetuese në rastin e vendimarrjes për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë. Jemi në pritje, shpresojmë që Kushtetuesja të japë një vendim pozitiv. Nuk paragjykojmë se çfarë do të ndodhë, do ketë presione apo kërcënime, mendojmë se Gjykata Kushtetuese mundet të ketë kurajon profesionale për të dhënë një vendim sipas Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej