Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Hashimi po i shkon pas fijes Vuçiqit me tërheqjen e vijës ndarëse

Nga admin 0

Nga Veton Surroi

Politika e Serbisë për Kosovën, ka mbi një vit e ca, tha pardje ministri i jashtëm i Serbisë, Daçiq, është delimitimi (tërheqja e vijës ndarëse) mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Ky është propozim zyrtar i Serbisë në dialog”, konfirmoi presidenti Vuçiq.

Hashim Thaçi filloi të flasë publikisht për ndarje dhe këmbime territoriale/etnike pasi që Vuçiqi e prezantoi këtë si propozim zyrtar të Serbisë në dialog.
Kaq është kjo pun ë.Thaçi sot mund të bëjë be në Rugovën, Hazirin dhe 122 të tjerë, por nuk ndryshohet fakti se ai filloi të flasë për ndarje/korrigjime dhe sinonime të tjera vetëm pas propozimit të Vuçiqit.

Pra, mbetet e shënuar se ndaj propozimit zyrtar të Republikës së Serbisë për ndarjen e Kosovës në pjesë shqiptare dhe pjesë serbe, Presidenti i Republikës së Kosovës është përgjigjur pozitivisht.
Të tjerat, pastaj, janë hollësi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej