Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Grekët kthejnë shqiptarët në Kakavijë, Tahiri thërret kryepolicin helen

Nga Rexhina Biba 1

Të paktën 60 shtetas shqiptarë janë kthyer ditët e fundit nga pala greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Ora News informon se të kthyerve u janë kërkuar shuma të konsiderueshme parash ose garanci, ndërsa janë lejuar të kalojnë vetëm ata që kanë dokumente të rregullta (pra ata që kanë nënshtetësi greke).

Gjithashtu, shumë prej të kthyerve thonë se u kanë vendosur kryq në pasaporta.

Një fakt i tillë është pranuar edhe nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ministria e Brendshme informon për një takim të zhvilluar sot në Tiranë mes zotit Tahiri dhe drejtorit të Policisë greke, Konstantinos Tsouvalas.

Ministria informon: “Ministri i Punëve të Brendshme i bëri me dije z. Tsouvalas se ka vërejtur me shqetësim rritjen e numrit të shtetasve shqiptarë të kthyer në kufirin me Greqinë. Tahiri kërkoi nga pala greke të respektohet lëvizja e lirë e shtetasve në zonën “Shengen” dhe të mos kthehen shtetas shqiptarë në kufi pa shkaqe ligjore e të motivuara mirë”.

/oranews.tv/

Komente (1)

  1. Ne se me pelqen dialogu i Rames dhe vleresoj besnikerine dhe patriotizmin tij dua ti kujtoj
    1 Rit aktivitetin ekonomik dhe te ardhurat kombetare,krijou kushte te rinjve per punesim dhe bisnes dhe hap tregje per bisnesin me jashte dhe mos ja u var grekeve qe jan kthyer si kurvat e dala jashte mode ne Europe.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>