Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gjata: Prokuroria fsheh përgjime të Alizotit me figura të larta në PS

Nga Klodiana 0

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata  akuzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Tiranës se janë përdorur e janë vënë në shërbim të qeverisë Rama, për të fshehur, siç tha përgjime në lidhje me dosjen “Babale”.

Përmes një konference nga selia blu, Gjata tha se ekzistojnë të tjera përgjime, ku ai që nga demokratët cilësohet si “dëshmitari i rremë” Fredi Alizoti flet me eksponentë të lartë të PS-së, por që prokuroria nuk i zbardh.

“PD ka publikuar përgjime zyrtare se si shteti është vendosur në shërbim dhe komandohet nga një ish trafikant i dënuar Alfred Alizoti vetëm se mori përsipër dëshminë e rreme, se si në përgjimin e famshëm Babalja kishte qenë ky dhe jo vëllai i ish-ministrit Xhafaj dhe kjo ishte bërë me urdhër të Edi Ramës. Përgjimet faktojnë përdorimin si seksion i Rilindjes të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Tiranë, 4 prokurorë u përdorën politikisht për të shpëtuar nga përgjimet Geron Xhafën. Duhet të marreshin të pandehur Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Ardi Velia dhe Albert Nushi dhe një sërë strukturash policore që kanë shërbyer për të manipuluar këtë ngjarje që të shpëtonte pushteti i Ramës”,- tha Gajta.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej