Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Futbollistët e kombëtares- De Biasit: Faleminderit mister, ishte një nder

Nga Klodiana 0

Pas largimit nga ekipi kuqezi të trajnierit Gianni De Biasi, lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit vijojnë që të shprehin mirënjohjen ndaj tij.

“Në 6 vitet tuaja na mësuat shumë, na treguat se forca e grupit mund të sjellë rezultate të pamenduara, e na bëtë të besojmë më shumë te vetvetja. Bashkë arritëm të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar dhe emri juaj qëndron aty me gërma kapitale.

Po e lini skuadrën në një nivel më të lartë se ç’e gjetët, me pretendime për rezultate më të mira dhe për lojë të bukur. Jam i bindur se për të gjitha këto, shqiptarët do t’iu mirëpresin gjithmonë. Edhe ju jeni njëri prej nesh tashmë. Mirupafshim në rrethana të tjera, e uroj kurrë si kundërshtarë. Ishte një nder“, është shprehur kapiteni Ansi Agolli.

“Faleminderit mister De Biasi që ndryshove Shqipërinë nga një ekip i vogël në një ekip të madh. Faleminderit edhe për ata emocione të paharrueshme në Francë”, tha Hysaj.

” Faleminderit për gjithçka mister. Bëtë një popull të tërë të besonte se ëndrrat mund të bëhen realitet, ndërsa unë personalisht të falënderoj që më dhe besimin dhe mundësinë të debutoja me kombëtaren time”, u shpreh portieri Strakosha.

“Mister, nuk më vjen turp të them se më vjen për të qarë, pasi nuk i kam pëlqyer asnjëherë”, tha Andi Lila.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej