Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Fshati ku lindi shprehja e famshme: Punoni arën bijtë e mi, se atje do të gjeni qypin me flori

Nga Media 0

Zbulohet fshati ku lindi fjala e urtë popullore: “Punoni arën bijtë e mi se atje do të gjeni qypin me flori”. Por më parë le të njihemi me legjendën: Puna është flori

Qindra vjet me parë në një fshat malor jetonte një plak punetor dhe i mençur. Plaku punonte nga mengjesi në darkë, ndërsa tre djemte e tij e kalonin kohën duke u argetuar. Vitet iknin njëri pas tjetrit dhe plaku e ndjente se po i afrohej vdekja. Në prag të saj ai thirri tre djemtë dhe u tha se në arë ka fshehur një qyp me flori: “Ta punoni arën bij, deri sa ta gjeni”.

U lodhën djemtë duke kërkuar, por më kot. Kur s’gjetën gjë, vendosën ta mbillnin tokën. Erdhi vjeshta dhe ara me pjergullat dhanë prodhime te bollshme. Vetëm atëherë djemtë e kuptuan sekretin e plakut të mençur: Është puna burimi i të gjitha të ardhurave materiale.

Fshati nga ku lindi shprehja e famshme

Të gjithë studiuesit e etnografisë, folklorit dhe artit dhe ata të arkeologjisë bien të mendimit se fshati nga ku lindi shprehja e famshme është fshati Vrap i Tiranës, dikur nën juridiksionin e Peqinit.

Në vitin 1901 në arat e këtij fshati u gjend një thesar i përbërë nga 41 objekte, 35 prej të cilave ishin floriri dhe 6 prej argjendi. Thesari u gjend rastësisht nga vëllezerit Ali dhe Murat Bicerri si dhe nga Met e Mustafa Mema duke punuar ne arën e Met Memës.

Ai mendohet se është një thesar i avarëve të cilët e kishin fshehur atë aty për të mos rënë në duart e grabitësve. Ky thesar kaloi dorë më dorë dhe ka përfunduar në muzeun Metropolitan të Nju Jorkut si një koleksion i bankierit të famshëm John Pierpont Morgan.

Por ajo që ka rëndësi në këtë rast dhe qëllimi i këtij shkrimi është miti që u përhap ndër vite se nëse punon tokën, gjen flori. Dhe kështu fabula, që në fakt e ka një të vërtetë, që është Thesari në Vrap, shërbeu si një frymëzim për fshatarët për të punuar tokën nga ku, jo gjithmonë mund të gjesh flori, por prodhohen të mirat materiale.

/Infoelbasani.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej