Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Fondet e zeza greke/ Ali Ahmeti i mallëngjyer i shkruan letër mikut për kokë, Nikos Kotzias

Nga 27.al 0

Në ditët, kur flitet më shumë se kurrë për fondet e zeza greke që kanë blerë mediat dhe politikanët shqiptarë, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së nuk është përmbajtur pa shprehur dëshpërimin që shoku i tij i ngushtë Nikos Kotzias dha dorëheqjen. Në një letër prekëse zbulojmë se ndan me grekun e ngjallur të njëjta ide për Ballkanin, madje i premton që do të kuvendojnë së bashku edhe tani që miku i tij u largua nga diplomacia aq e përfolur greke.

Ja letra e Aliut:

I dashur mik Nikos, me dëshpërim e pranova lajmin për dorëheqjen tënde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, pasi që tashmë katër vite po punojmë bashkërisht për vlera evropiane, fqinjësi të mirë, rajon të paqtë, stabilitet, siguri.

Bashkëpunimi jonë ishte i natyrshëm, sepse na bashkonin bindjet gjeostrategjike dhe gjeopolitike, jo vetëm për vendet tona, por edhe për rajonin dhe më gjerë, vullneti për zgjidhje të çështjeve midis Shkupit dhe Athinës, por edhe pikëpamjet për marrëdhëniet me Shqipërinë e Kosovën.

Dua të të falënderoj jashtëzakonisht shumë për përkushtimin dhe për kontributin tënd të madh për paqe, për mbyllje të çështjeve me fqinjët dhe për një Evropë Juglindore tërësisht të integruar në NATO dhe në BE.

Jam i bindur që bisedat tona të gjata, miqësore dhe shumë të sinqerta do të vijojnë, bashkë me angazhimin e përbashkët për vlerat, të cilat i ndajmë bashkarisht.

Të uroj shumë shëndet, mbarësi dhe tek unë do gjesh gjithmonë derë të hapur për t’i realizuar bindjet tona për një rajon të zhvilluar dhe të integruar.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej