Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Fluksi për festat e fundvitit/ Loka: Kemi shtuar rreth 50 sportele në kufi

Nga Ejona 0

Punonjësit e policisë do të shtohen në territor gjatë festave të fundvitit

Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka sqaroi se janë rreth 1 mijë policë më shumë, ndërsa tha se në kufi janë shtuar rreth 50 sportele për të përballuar fluksin.

Loka: “Me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit që nga data 20 dhjetor, Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar deri më datë 5 janar. Kemi shtesë pasi kalon nga sistem 8 orësh në sistem 12 orësh. Nga 1 660 policë në situatë normale, në kalimin në shërbim të përforcuar, kemi 2800 punonjës policie. Me rastin e festave, ne nxjerrim në akset rrugore Forcat e Lëvizjes Operacionale, të cilët patrullojnë kryesisht akset nacionale dhe janë në dispozicion edhe të drejtorive vendore.

Tirana do të mbajë peshën specifike edhe për shkak të numrit të banorëve dhe festimeve. Këto forca janë të shtrira në të gjithë territorin. Ky plan masash mundëson krijimin e lehtësirave që nga hyrja në kufi e emigrantëve, duke krijuar rreth 50 sportele më shumë. Nuk kemi radhë të gjata.

Në ndihmë të forcave të policisë rrugore janë vendosur edhe forca të tjera të policisë, kryesisht Policia e Rendit, si dhe Forca e Lëvizjes Operacionale. Me gjithë masat e shtuara, fatkeqësisht akoma bashkatdhetarët tanë të cilët vijnë tek familjet e tyre nxitojnë të vijnë sa më shpejt dhe bëhen shkak për aksidente. Policia monitoron gjatë 24 orëve akset rrugore. Shpesh herë na ndodhin aksidente me këmbësor që në mënyrë të papritur u ndërpresin rrugën automjeteve dhe kemi pasoja. Edhe pronarët e biçikletave të jenë të kujdesshëm.

Edhe përdoruesit e rrugës dhe drejtuesit e mjeteve duhet të zbatojnë tabelat në rrugë. Akset me përforcime të shtuara do të jenë rruga Kakavijë-Gjirokastër, Tepelenë deri në Tiranë, Rruga e Kombit, Hani i Hotit-Lezhë, Muriqan. Këto akse do të kenë prezencë më të madhe policore.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej