Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Florian Riza: Nuk kam asnjë peng

Nga Ejona 0

Ish –futbollisti i Tiranës vjen në një rrëfim interesant të jetës së tij

Florian Riza i cili sapo ka hedhur pas krahëve një divorc prej dhjetë vitesh bashkjetese me këngëtaren Rovena Dilo duket se ndihet mirë në këtë fazë të jetës së tij. Tepër i rezervuar ai mundohet të shpjegojë gjendjen emocionale.

dilo“Jam në një fazë interesante të jetës. Ndihem mirë në të gjitha drejtimet. Pastaj  italianët thonë që jeta fillon pas të 40 -ve. Unë quhem 7 vjeç sipas tyre. Për martesën ka shumë batuta. Të gjithë i përshtaten një prej batutave ose e gjejnë veten të njëra prej tyre. Ka pasur koncepte strikte për martesën, por besoj konceptet kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Une vetë mbetem i mendimit që njeriu nuk ka pse konsumohet nese nuk e dëshiron një gjë në rastin konkret martesën. Ashtu siç e përkufizon dhe ligji martesa është vullnet i palëve për të jetuar së bashku. Nëse vullneti ka humbur, martesa bie poshtë.  Nuk jam ekpert martesash dhe realisht nuk kam pse vlerësoj as të dështuarat dhe as të sukseshmet.

Martesa të dështuara ka pafund, por dhe të suksesshme jo se s’ka, ose ka dhe shumë që duken si të suksesshme, ka njerëz që jetojnë për t’i treguar të tjerve suksese e lumturi fallco unë nuk hyj te këta tipa”, përfundon kapitullin në lidhje me një pjesë të jetës së tij Riza, e ndërsa lidhur me projektet më të afërta, shprehet se janë gjithnjë aty, varet nga personi sa i zoti është t’i zbulojë e realizojë ato, duke qenë i bindur se nuk i mungon koha e mjaftueshme, dëshira e mirë, aftësia e duhur dhe shoqëria ideale për të pasur, zbuluar e realizuar projekte të ndryshme.

/revistaelite.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>