Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Flet pronari i anijes në Libi: Na bllokuan për klandestinët

Nga Klodiana 0

Pronari i anijes shqiptare të bllokuar në Libi, Eduart Skora ka deklaruar se anija është bllokuar për shkak të klandestinëve.

Skora u shpreh se ka komunikuar me njërin nga pjesëtarët shqiptar të ekuipazhit, Artur Selimanj i cili i ka pohuar se në anije kishin hipur refugjatë, ndërsa pas kontrollit janë ndaluar nga autoritetet libiane.

Trafiku i klandestinëve nga Afrika për në Europë duket se ka qenë shkaku kryesor që anija shqiptare është bllokuar nga autoritetet libiane.

Më njoftoi një person që anija juaj është kthyer pas dhe nuk dihet nëse anijen e ka marrë shteti apo banditë që e shfrytëzojnë.

Më ka marrë në telefon një pjesëtar i ekuipazhit, Artur Selimanj, më tha “kishin hipur shumë refugjatë në anije, shteti i Libisë i zbriti dhe ne jemi shumë mirë me shëndet”.

Por kjo mua nuk më intereson. Tani jemi cdo gjë normal. Tani pretendojnë që anija ka marrë rërë kundër ligjit. Përfundimisht jam në kontakt me anijen” deklaroi ai.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej