Ka than' i moçmi: 

"Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turma e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë".

                                                                                       -Faik Konica

Flet pedagogu i studentes së vrarë: U qëllua nga duart e simbolit të maskilizmit shqiptar

Nga Klodiana 1

Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin teksa, studenti i infermierisë Aldison Beluli 23 vjeç nga Fieri qëlloi për vdekje me armë zjarri studenten e Juridikut, Ariela Murati 21 vjeç dhe më pas plagosi edhe veten. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rendë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe pedagogu i studentes së juridikut, Erlis Hereni. Përmes një statusi, ai shpreh dhimbjen për ngjarjen teksa thotë se Ariela humbi jetën nga duart e simbolit karakteristik te maksimizimit shqiptar.

Statusi i plotë: 
Ja çfarë shkruan pedagogu Erlis Hereni:
Menxyre…

5 plumba rane mbi trupin e Arieles, studentes ne vitin e trete te Fakultetit te Drejtesise!

Ajo humbi jeten nga Arme pa Leje, ne duart e simbolit karakteristik te maskilizmit shqiptar: “Po ste pata une, nuk do te te kete askush!” ?♂

Qofsh e parajses Ariela, gjithmone e drejtesise! Zoti u dhente kuraje familjes, dashamireve e shokeve te tu; vecanerisht atyre te Fakultetit, te cilet kane detyrimin qe te behen me te mire e me te zote, e te punojne fort qe menxyra qe te ndodhi ty te mos i ndodhe me askujt!

U prefsh ne Paqe…
y6bn

http://www.balkanweb.com/site/flet-pedagogu-i-studentes-se-vrare-u-qellua-nga-duart-e-simbolit-te-maskilizmit-shqiptar/

Komente (1)

  1. Kurse ti na ke vrare perdite Erlis hereni
    Sa here na ke kerkuar te te blejme librin
    Perndryshe sna jepje noten
    Sa here ske ardhur ne mesim
    Sa here na ke kerkuar te ta leme
    Sa here ke flirtuar me ne

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej