Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Flackenstein-opozitës: Djegia e mandateve pengon çeljen e negociatave

Nga Klodiana 0

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flackenstein, ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve.

Në një reagim ekskluziv për gazetën “TemA”, eurodeputeti shprehet kundër këtij qëndrimi duke argumentuar se sjellja e opozitës vijon të jetë e njëjta prej pesë vitesh.

“Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë, ku opozita shqiptare braktis punën në parlament. Për mendimin tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim. Është puna e opozitës në parlament, dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë parlamentit, të ofrojnë një alternativë ndaj politikës aktuale. Në fund të ditës, është në dorë të çdo anëtari të parlamentit të vendosë nëse ai ose ajo dëshiron të heqë dorë nga mandati i dhënë nga populli. Sigurisht që do të ndikojë në vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit 2019. Për një vend pa funksionimin e parlamentit dhe pa opozitë, është më e vështirë të arrihet marrëveshja e nevojshme e Shteteve Anëtare”, përfundon Fleckenstein.

/Tema/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej