Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

“Familja e Kuqe” në ndihmë të të përmbyturve në Fushë Krujë (foto)

Nga Rexhina Biba 0

Disa ditë më parë tifozët e flaktë të Partizanin, “Ultras Guerrils”, kishin paralajmëruar se do të shpërndanin ndihma për të përmbyturit. Kësaj nisme iu është bashkuar edhe klubi kryeqytetas i cili nuk i ka lënë vetëm tifozët në këtë nismë bamirësie.

Ndihmat që janë mbledhur nga mbështetësit e “Familjes së Kuqe” kanë shkuar në disa familje në një një prej zonave më të goditura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Fushë Krujë.

Njoftimi në faqen zyrtare të klubit:

Familja e kuqe në ndihmë të të përmbyturve

Përfaqësues të Klubit , Lojtarë dhe antarë të grupimit “Ultras Guerrils” kanë vizituar sot Fushë Krujën një prej zonave më të goditura nga përmbytjet e ditëve të fundit. Të gjithë bashkë falë një fushate sensibilizuese kanë kontribuar duke dhuruar mallra konsumi për t’iu gjetur pranë mjaft familjeve në nevojë në keto moment të vështira. Një kontribut modest, por që ka përcjellë emocione të forta tek familjet dhe banorët e kësaj zone të prekur nga kjo fatkeqësi.

#GjithmonëSëbashkuFamiljaKuqe!!

partizani1 partizani2 partizani3 partizani4 partizani5 partizani6 partizani7 partizani11

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>