Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

E premte e zezë në Zelandën e Re, momenti kur vriten 49 besimtarë në xhami (film)/ PAMJE TË RËNDA

Nga Media 0

E premte e zezë ishte dita e sotme për myslimanët në dy xhami në Zelandën e Re, ku një person hapi zjarr ndaj besimtarëve duke lënë të vrarë rreth 49 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Pamjet, të cilat janë filmuar nga vetë autori, nga një kamer në kokë janë të tmerrshme.

Autori zbret nga një makinë, rrëmben nga bagazhi një kallashnikov dhe drejtohet drejt xhamisë, duke zbarazuar pa pushim armën dhe duke vrarë kë i del përpara.

KUJDES, PAMJE TË RËNDA

Autori dyshohet se është një australian, i cili besohet të ketë shkruar një manifest që përshkruan synimet e tij. Në të, ai përkrah ideologjinë anti-emigrant.

Tre burra dhe një grua janë ndaluar nga policia, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të dyshuar të tjerë në arrati.

Një prej të prangosurve është shtetas Australian. Kryeministri i Australisë Scott Morrison e përshkroi këtë individ si një terrorist tejet të dhunshëm të ekstremit të djathtë.

Nga vendngjarja nuk ka ende shume detaje; situata është ende në zhvillim. Burime policore pohuan se janë gjetur edhe në numër eksplozivash të lidhur pas disa makinave, por shpërthimi i tyre është dalluar në kohë. Pas atij që po përshkruhet si akt i paprecedente dhune, xhamitë në qytet janë këshilluar të mbyllen përkohësisht.

Vrasësi

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej