Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Draxler afrohet me Milanin, shkëmbim me Rodriguez?

Nga Klodiana 0

Milani duket i vendosur për të transferuar të paktën një lojtar nga PSG këtë merkato vere, të paktën sipas atyre që janë shkruar deri tani nga mediat.

Fillimisht u fol se kuqezinjtë synonin Rabiot, më pas vëmendja shkoi te Di Maria, e tashmë Draxler duket se është ai për të cilin Leonardo ka nisur kontakte. Madje, mediat gjermane kanë shkruar së fundmi se janë vendosur edhe vizitat mjekësore për lojtarin.

Megjithatë nuk ka ende vend për ekzaltim në radhët e tifozëve të Milanit, pasi marrëveshja duket e vështirë ende.

Për këtë tranferim shumë do të varet edhe nga dëshira e Ricardo Rodriguez nëse ai do të pranojë të largohet nga Milani. Trajneri i PSG, Tuchel, e pëlqen zviceranin, një njohje e vjetër e tij që në kohën kur luante në Gjermani.

Kuqezinjtë e vlerësojnë Rodriguez 35 milionë euro edhe pse vitin e kaluar paguan vetëm 15 milionë plus 3 bonus. Megjithatë, mbrojtësi u duket i vendosur për të qëndruar në Milano.

Ndërkohë, në sfond është ëndrra “Sergej Milinkovic-Savic”, por bisedimet me Lazion mbetet shumë të vështira, sepse Lotito nuk ka ndërmend të ulë çmimin e mesfushorit serb.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej