Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Djali i Pablo Escobar: Mos bëni si im atë, ai ishte terrorist, TV e beri hero

Nga Media 0

Mos u bëni si babai im. Ai ishte një terrorist dhe jo një model. Janë serialet televizive ato që e kanë shndërruar në hero”, janë këto fjalët e djalit të Pablo Escobar.

Juan Pablo Escobar Henao ka treguar fëmijërinë e tij përkrah një prej narkotikëve më të përgjakshëm ndërsa shton:  “Pavarësisht se ishte një vrasës i pamëshirshëm, paardoksalisht, ai ishte një baba i mirë.

Pas ndryshimit të identitetit, ai jeton në Buenos Aires, ku punon si arkitekt dhe shkrimtar. Ka jetuar për 10 vjet nën një emër tjetër, Sebastian Marroquin, një mënyrë për t’u larguar nga ajo botë e narko-trafikut, që në mënyrë indirekte, e njihte mirë. Për këtë arsye, Juan Pablo Escobar Henao në mënyrë të përsëritur, donte të takonte të afërmit e viktimave të babait të tij.

Atyre u kam kërkuar gjithmonë falje. Kanë qenë takime të mbushura me dhimbje dhe të papërshkrueshme. Do ta mbaj në zemër deri kur të takohem me të afërmit e viktimave të fluturimitAvianca 203”, avioni i hedhur në erë në 1989, nga njerëzit e babait tim për të vrarë kandidatin për president, Cesar Gaviria”, tregon ai për revistën javore “Tustyle”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej