Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Divorcohen çifti i aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard

Nga Ejona 0

Janë divorcuar pas një lufte të gjatë ligjore ylli i kinematografisë amerikane Johnny Depp dhe aktorja Amber Heard

Pas 15 muajsh grindje mbi kushtet e divorcit, 53 vjeçari ka pranuar t’i paguajë ish bashkëshortes së tij një shumë prej 7 milionë dollarë, të cilën aktorja ka deklaruar se do t’i japë për bamirësi.

Sa i përket pjesës tjetër të pasurisë Depp do të mbajë koleksionin e makinave antike, disa prona në Los Angeles dhe Paris, si dhe ishullin e tij privat në Bahamas.

Ndërsa Heard ka mbajtur dy qentë e çiftit Pistol dhe Boo të cilët u bënë pjesë e një skandali në vitin 2015-të, pasi aktorja i mori ata në mënyrë ilegale nga Australia.

Depp dhe Heard u martuan para 18-muajsh me njëri-tjetrin dhe nuk kanë asnjë fëmijë së bashku.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej