Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

“Dita e nënës”/ Një ditë pushimi në muaj për të gjitha gratë

Nga Ejona 0

“Dita e nënës” quhet dita që çdo grua në Zambia, një shtet në jug të Afrikës mund ta marr pushim gjatë ciklit të saj menstrual

Mjafton të marrin në telefon dhe të thonë: “Dua të marr pushim ‘Ditën e nënës’.

Ky ligj ka hapur debat pasi nga njëra anë thuhet se gratë janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore kur janë në ciklin e tyre menstrual, sidomos në ditën e tyre të parë, ndërsa nga ana tjetër cikli menstrual përshkruhet si proces tejet normal tek femrat.
Ligji për “Ditën e nënës” mbështetet edhe nga Kongresi i Sindikatave në Zambia. Ata shprehen se zbatimi i këtij ligji duhet të forcohet në mënyrë që të mos ketë vende për abuzime.  Një nga përfaqësueset e këtij Kongresi, Catherine Chinunda sqaron për BBC se :“Ne kemi edukuar gratë që Dita e Nënës është pushim për të qëndruar në shtëpi për të pushuar dhe jo për të dalë për të bërë shoping apo për të bërë punë të tjera. Përndryshe përjashtohesh”

Por imagjino një organizatë që ka të punësuar shumë gra dhe në një ditë shumë nga ato të kërkonin leje? Po për burrat a duhet të ketë një ditë të tillë pushimi në muaj, që mos të ndihen të diskrimuar apo më të fortë?
Në Zambia ka shumë ditë zyrtare pushimi, me siguri do jetë dhe ndonjë për meshkujt.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej