Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dhimbje koke për Mourinho, kalendar “brutal” për United

Nga Klodiana 0

Si të mos mjaftonte ecuria negative në Premier Ligën angleze dhe loja që lë shumë për të dëshiruar në Ligën e kampioneve, presioni mbi pankinën e Manchester United mund të shtohet me kalendarin gati gati brutal që po rezervohet për ekipin e trajnerit Jose Mourinho.

Ky i fundit nuk i kurseu kritikat dhe shpërthimin ndaj ekipit për barazimin ndaj Valencias në Champions por në ditët në vazhdim, janë programuar ndeshje të vështira që mund të përkeqësojnë situatën.

Starti më i keq sezonal i Djajve të Kuq në 29 vjet, u pasurua me ndalesën europiane. Manchester United mban vendin e 10 në kampionat dhe është 9 pikë më pak se rivalët e Manchester City.

“Djajtë e Kuq” nuk fitojnë në Old Traford që nga dita e parë e sezonit dhe kalendari duket se nuk do të ketë mëshirë.

Në 6 Tetor United luan ndaj Newcastle dhe më pas impenjohet ndaj Chelsea në Premier League dhe ndaj Juventusit në Champions. Everton dhe Bornmauth janë dy ndeshje në dukje të lehta që pasohen nga përballja e kthimit ndaj Juventus, e më pas në 11 Nëntor do të zhvillohet derbi ndaj Manchester City.

Shumëkush beson se trajneri Mourinho nuk do t’i mbijetojë dimrit në Old Traford, madje legjenda të klubit si Paul Scholes, janë surprizuar se pse portugezi ka mbijetuar kaq gjatë pas përplasjeve me lojtarët dhe rezultateve negative.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej