Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Dërgoi Abetare në Çamëri, kërcënohet veprimtari shqiptar Fatlum Rushiti

Nga Media 0

Deputetja greke e Parlamentit Europian, Eva Kaili i ka dërguar letër zyrtare diplomatit shqiptar duke e kërcënuar se grekët nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe do të ndërmarrin masa të rrepta shtetërore ndaj tij.

Abetarja shqipe e dërguar në Çamëri me kontributin e Fatlum Rushitit, sipërmarrës shqiptar nga Kërçova, ka shkaktuar zemërimin e  madh të Athinës zyrtare. Vetë kryeministri Tsipras ka folur kundër tij në mediat greke, duke e cilësuar atë si një person që tenton të destabilizojë Greqinë, me qëllim aneksimin e Çamërisë nga trungu i Greqisë.

Prej disa ditësh, mediat greke i janë vërsulur biznesmenit shqiptar nga Maqedonia me ofendime e kërcënime, vetëm për shkak se ai ka kontribuar me Abetare në gjuhën shqipe në krahinën e Çamërisë.

Gazetarja greke Eleni Giokos raporton në SKAI TV se diplomati Fatlum Rushiti promovon idenë e Shqipërisë Etnike duke dërguar në Çamëri libra, strategji, logjistikë dhe materiale historike për bashkimin e trojeve shqiptare. Mediat greke shkruajnë se Fatlum Rushiti bashkëpunon ngushtë me komunitetin çam.

Deputetja greke e Parlamentit Europian, Eva Kaili i ka dërguar letër zyrtare diplomatit shqiptar duke e kërcënuar se grekët nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe do të ndërmarrin masa të rrepta shtetërore ndaj tij.

/ ina-online.net/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej