Ka than' i moçmi: 

 "Askush nuk është më i skllavëruar se ai që gabimisht mendon se është i lirë."

                                                                                        -Gjergj Fishta

Dënimi i Trashit dhe Bathës, reagon Olsi Rama: FSHF-ja tenton të falsifikojë kampionatin

Nga Klodiana 0

Kapiteni Idriz Batha dhe mesfushori tjetër Lorenc Trashi, u dënuan nga Komisioni i Disiplinës me 2 ndeshje pezullim për shkak të ofendimit nga zyyrtarëve në fundin e takimit. Kjo vendim i ka shokuar drejtuesit e Partizanit. Në konferencën e sotme për shtyp, ndryshe nga herët e tjera, drejtori sportiv Olsi Rama, ka kërkuar që të jetë ai në dispozicion të gazetarëve, pasi trajneri Dalipi e ka kohën të limituar.

“Duke marrë shkas nga një shkresë që ka ardhur nga Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për një dënim ndaj 2 lojtarëve tanë kryesor, kapitenit Batha dhe Trashit erdha sot këtu që t’i jap kohë Dalipit, që të shkojë të përgatitet se ka shumë punë për të bërë.

S’kam një kapele magjistari, që t’ia jap për të shpikur diçka në ndeshjen e radhës, duke marrë mirëkuptimin tuaj, do të kërkoj ta lemë Dalipin t’i përvishet punës, bashkë me stafin teknik. Kjo nuk është një çështje sportive tekniko-taktike, por është diçka më shumë se sa vlerat që Partizani përpiqet të shprehi në fushën e lojës. Po mua më mirë, shko mendo bashkë me trajnerët e tjerë, për përgatitjen e ndeshjes me Kukësin.

Mendoni që është një lloj hakmarrje dënimi i 2 futbollistëve të Partizanit, për faktin që iu u pozicionuat kundër FSHF-së?

Unë akoma nuk kam kuptuar arsyet dhe shkaqet e këtij dënimi. Që jepet 2 ditë përpara ndeshjes. Mesa kemi arritur të komunikojmë, ka të bëjë me një episod mbas ndeshjes, ndërkohë që ka pasur një sërë episodesh gjatë këtyre ndeshjeve që kanë treguar njëanshmëri në disfavor të Partizanit.

Unë mendoj që jetojmë në një vend demokratik, ku të gjithë kanë të drejtë të shprehin preferencat në raport me vendimmarrjen, për arsyen se Federata organizon Superligën dhe ka shumë vendimmarrje në mbarëvajtjen e kompeticionit. E them në mënyrë të hapur që Partizani ka mbajturn deri tani një qëndrim shumë korrekt pavarësisht pasojave që ka vuajtur. Ky është një kompeticion sportiv në të cilin harxhohet një shumë e konsiderueshme lekësh.

Është një dëm ekonomik që i bëhet klubit në të gjitha drejtimet. Një situatë e disfavorshme për futbollin shqiptar duke pasur parasysh raportin e 2 inspektorëve të UEFA-s në lidhje me Skënderbeun. Ne përballemi me një realitet që përsëri tenton të falsifikojë kampionatin. Jemi një klub që respektojmë të gjitha standarde. Jemi një klub që jemi interesuar më shumë se kurrë për disiplinën, qoftë brenda klubit apo edhe në fushë.

E kemi treguar me vepra që kemi marrë masa ndaj lojtarëve tanë, duke mos i fshehur edhe gjërat që kemi brenda shtëpisë, vetëm e vetëm për të rritur nivelin e shfaqes sportive. Ne kështu e shikojmë suksesin që të arrihet nëpërmjet disiplinës dhe rezultateve. Nuk marrim të njëjtën monedhë në kthim. Një dënim i dhënë përpara 2 ndeshjeve tona më të rëndësishëm, me Kukësin dhe me Skënderbeun.   

http://www.panorama.com.al/sport

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej