Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

De Biasi: Panucci s’ka nevojë për këshillat e mia

Nga Klodiana 0

Ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi Gianni de Biasi, ka mbërritur në Tiranë si i ftuari i veçantë për ndeshjen e Shqipërisë ditën e shtunë përball Lihteshtejnit.

Nga aeroporti “Nënë Tereza”, De Biasi tha se vij në Shqipëri si shqiptar, si ish-trajner dhe si mik i Shqipërisë dhe tifoz i Shqipërisë.

Në lidhje me Panucci-n, De Biasi shprehet: “Kam folur me Panuccin pak kohë më parë, është shumë i motivuar shumë i karikuar. Shpresojmë që të bëjë mirë dhe ja uroj me zemër. Nuk kam ndonjë këshillë të veçantë, ai është i zoti është i ri dhe ka shumë dëshirë të bëjë mirë. Uroj të jetë serioz dhe i qetë, më pas të gjitha të tjerat vijnë vetë”.

Sa i përket çështjes më të përfolur të këtij grumbullimi të parë të Panuccit, asaj të largimit të Cikalleshit, ish-trajneri është dakord me kolegun e tij.

I zhveshur nga emocionet e postit të trajnerit, De Biasi tha se të fitojmë ndeshjen e parë si fillim, duke kryqëzuar gishtat sigurisht, më pas të mendojmë për Maqedoninë që është një ndeshje më e vështirë. 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej