Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Chelsea ofron 63 milionë euro për Mauro Icardin

Nga Klodiana 0

Klubi i Chelsit i ka ofruar Interit plot 63 milionë euro për sulmuesin Mauro Icardi.

Oferta shihet më shumë si një deklaratë qëllimi nga “Blues”, pasi klubi zikaltër nuk ka gjasa të pranojë asnjë shifër më pak se 100 milionë euro, sa është klauzola përkatëse e lirimit të 25-vjeçarit.

Oferta, gjithashtu, do të shihet si një tregues i mëtejshëm se Chelsea nuk është i bindur se Alvaro Morata është njeriu i duhur, që të jetë sulmuesi i parë.

Për momentin Icardi është në radarin e klubeve më të mira të Europës midis të cilëve dhe Real Madriti. Deri tani ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga futbollisti nëse ka pranuar ndonjë nga ofertat.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej