Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Bushati pret ministrin gjerman/ Roth: Vetting-u, proces kyç

Nga Klodiana 0

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, priti në një takim ministrin gjerman të Shtetit, Michael Roth.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Bushati ka theksuar se, qeveria shqiptare po vepron e sinkronizuar me Berlinin në rrugën e reformave që i hapin dyert e BE-së.  Ai ka garantuar kolegun gjerman se, “Shqipëria do zbatojë ligjin e Vetting-ut dhe do të vijojë kursin reformist sa i përket 5 prioriteteve kyçe, që kanë lidhje direkte me zhvillimet e brendshme të Shqipërisë”.

Ministri gjerman ka shprehur vlerësimin e tij për sukseset e Shqipërisë në rrugën e integrimit. “Reforma në drejtësi është një ngjarje thelbësore dhe ligji i Vetting-ut është një sukses jo vetëm për Shqipërinë por për të gjitha vendet evropiane”, ka thënë Roth.

Ai theksoi se, reformat e ndërmarra e sjellin Shqipërinë më afër BE-së, zyrtari gjerman ka shtuar se, procesi i zgjerimit të Unionit mbetet i hapur.

“Me gjithë krizat dhe problemet, procesi i zgjerimit të BE është ndër pikat kryesore të rendit të ditës në Bruksel dhe Berlin. Uroj që bisedimet të hapen sa më shpejt”, ka shtuar Roth.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej