Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Braçe: Nokën do e padis në prokurori

Nga Klodiana 0

Deputeti socialist Erjon Braçe deklaroi se do të padisë Nokën në prokurori për akuzën “goditje për shkak të detyrës” .

Braçe ka  akuzuar Partinë Demokratike se hyn në Kuvend me strategji dhune.

“Kam 20 vjet që unë dal bashkëpunëtor i Aldo Bares, “Hakmarrjes për drejtësi”.  Nuk ka kriminel në këtë tokë që ky njeri që nuk mund ta ketë asociuar me mua. Vjen dita që dhe pas 20 vitesh ti thuash boll. Serinë e dhumnajës në parlament e hapi një tjetër, që bën dhe modernin zakonisht.

E hapi ai me atë lloj gjuhe dhe pastaj këtij tjetrit iu duk se mori podiumin dhe u çua dhe ky tjetri. Po jua them se kjo histori dhune e instaluar në vite për shkak dhe vetëm të mendimit dhe kundërshtimit do të marrë fund. Nuk e ka për herë të parë. Do bëhem unë aryseja që ai të kallzohet penalisht për goditje për shkak të detyrës. E hapi kryetari i grupit PD duke ofenduar kryeministrin. Nuk ka turp dhe rri aty. E vazhdoi ky tjetri. Hajdut me çizme njëri, hajdut me çizme tjetrit, gomar.. përdhunues. .. po këto ju bëjnë përshtypje.. Si mund ta fyej unë lartësinë e tij?! Jo vetëm ai por disa lartësi të tjera aty” tha Erion Braçe.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>