Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Babai i Stresit: Armën ia futën në dollap, vajza ishte një fanse që ka dashur të bëjë foto me tim bir

Nga Media 0

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ndodhet prej disa javësh pas hekurave. Ai u arrestua nga policia e Tiranës si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Reperi u arrestua në dhomën e një hoteli ku u gjet nën shoqërinë e një vajze 20-vjeçare me inicialet, P.Ç.. Policia sekuestroi gjithashtu një pistoletë pranë shtratit të Stresit dhe dy doza kokainë.

Së fundmi babai i reperit, Sali Lushaj ka rrëfyer në lidhje me tradhëtinë e të birit kundrejt partneres së tij Kejsi. Në një intervistë për “SevenBizz” babai i Arkimedit u shpreh se ky arrestim është inskenuar nga pushteti.

Ky ishte një arrestim shumë i bujshëm, sikur Stresi është trafikant por gjithçka është e manipuluar. Armën ja kanë mbështjellë me peshqir dhe ja futën në dollap. Në momentin që një fanse ka hyrë në dhomë dhe ka dashur të bëjë një foto me tim bir. Brenda dy minutash futet policia, dhe direkt kanë shkuar tek dollapi dhe i gjejnë armë. Vajza ka qenë e ulur në karrige”, ka thënë Lushaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej