Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Argjentina në prag eliminimi, lojtarët kërkojnë shkarkimin e trajnerit Sampaoli

Nga Klodiana 0

Mediat në Argjentinë sigurojnë se Kombëtaren në ndeshjen e fundit në grup të Kupës së Botës nuk do ta drejtojë trajneri Jorge Sampaoli por një gjë të tillë do ta bëjë Jorge Burruchaga.

Ky është zhvillimi më i rëndësishëm pas humbjes turpëruse të Messit me shokë ndaj Kroacisë 3-0. Mediat zbulojnë po ashtu se lojtarët e Argjentinës kanë kërkuar që në prag të ndeshjes së tretë të ndryshohet trajneri. Tashmë i takon Federatës që në këtë situatë katastrofike të marrë një vendim.

Jorge Sampaoli është nën shënjestër mbi të gjiothë pas dështimit në dy ndeshjet e para vet tekniku pas humbjes ndaj ballkanasve ka thënë: “Është i gjithë faji im por nuk më vjen turp thjesht ndiej shumë dhimbje. U bë kohë e gjatë që nuk ndihesha në këtë mënyrë për punën time. Nuk gjetëm dot çelësin e duhur për këtë takim”, e mbyll Sampaoli.

Në përfundim të ndeshjes nga shkallët e stadiumit Nizhni Novgorod tifozët argjentinas s’kanë lënë gjë pa bërë kundër trajnerit Sampaoli. Ata kanë hedhur në drejtim të tij shishe uji, ofendime të shumta dhe madje e kanë pështyrë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej