Ka pak minuta që ka përfunduar takimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me krerët e partive aleate të PD-së e lidhur me zgjedhjet e 25 qershoprit. Basha iu ka paraqitur aleatëve formulën e shpëtimit nga ndëshkimi i marrëveshjes së tij me Edi Ramën. Basha propozoi që partitë aleate, PAA, PR, PBDNJ, PDK, AK e të tjera të mos regjistrohen si parti në zgjedhje por të përfshihen në listën e Partisë Demokratike. Kjo formulë e konceptuar nga Basha si një konfederatë e së djathtës, është ofruar si një mundësi për t’i shpëtuar ndëshkimit nga mosregjistrimi i partive të vogla në një koalicion me partitë e mëdha, i domosdoshëm për t’u përkthyer në mandate vota e elektoratit të tyre.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...