Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

A e kanë kaluar vetting-un ata të tre?

Nga Media 0

Nga Përparim Kabo

Çdo të thotë që caktimi i tre kandidaturave për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit nga Prokurori i Përgjithshëm janë “në kundërshtim me frymën e Kushtetutës”…, si edhe u shpreh zoti Lu, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë. Kam pritur që kjo pyetje të shtrohej në ndonjë studio TV, në donjë media apo të gjente mirëpritje në analizat e atyre që e kanë shpallur analizën si profesionin e tyre. Prita ta dëgjoja dhe mbrëmë, por as u shtrua pyetja dhe as patëm përgjigje.
Ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë në Korrikun e 2016, “Nocturne Consensual”… lejoi për fatdobësinë tonë që edhe faktori ndërkombëtar të ketë hyrje vendimmarrëse në pastrimin që do i bëhet gjyqësorit dhe drejtësisë në përgjithësi, nga korrupsioni, inkompetenca dhe pazarllëku me krimin e organizuar…

Një nga pushtet që do të na garantonte pastërtinë e pushteteve të tjera, zbatimin e ligjit dhe kushtetushmërisë, si dhe “check and balance”, është jashtë misionit për shkak të kompromentimit të funskionit. Pra, Demokracia përmes Ligjit dhe Rule of Law nuk realizohen dot. Duhet një gjyqësor i pastër, i paanshëm profesional dhe i besueshëm që të shpjerë përpara drejtësisë ata që e kanë shkelur ligjin. Kështu e kuptojnë ndërkombëtarët. Kombëtarët e kuptojnë ndryshe. Fshati ynë gënjeshtar mendon të ngrihen ca struktura të reja që quhen pjesë e reformës, të bëhen disa ndryshime ligjore, dhe të zgjidhen disa njerëz në këto struktura, por…që këta të zgjedhurit a priori të pranohen se janë të besueshëm dhe për ata nuk është nevoja që të ushtrohet kontrolli pastrues.

Ndaj përpara se të shtrohet e të tiret argumenti, s’e nuk erdhi njeri tjetër që të aplikonte por vetëm ata tre prokurorë,” duhet të shtrohet pyetja a janë të pastër ata të tre? A e kanë kaluar Vetingun ata të tre? Nëse ata janë të identifikuar se jo, nuk janë të pastër dhe ti thua s’ka shkelje, procesi është transparent, kjo është të bësh një gjë formalisht kundra ndryshimeve që u bënë në Kushtetutë, pra je kundër frymë së Kushtetutës. Ka një zgjidhje. Provo të thuash unë…i pari kërkoj veting ndërkombëtar ndaj personit tim, qofsh Prokuror i Përgjithshëm, Kryeparlamentar, Kryeministër, Kreu i opozitës, President, Kryetar i Gjykatës së Lartë etj. Bëheni nëse jeni me frymën e Kushtetutës!

Mos e shikoni punën e ambasadorëve Lu e Vllahutin si punë thjesht diplomatike, e cila ju shqetëson, kur ngre tonet dhe bën akuza, dhe reformën e shikoni si punën e atyre që e sollën vendin në këtë gjendje dhe fal populizmit tuaj oral zbrazeni duke thënë se …”reforma u takon qytetarëve shqiptar.” Mos harroni se jeni vend i NATO-s dhe keni detyrime, doni të anëtarësoheni në BE dhe atje ka kushte. Demokracia institucionale me këtë gjendje ku jemi nuk është as funksionale e as demokraci. Gatuat për 26 vite një sistem të kapur të korruptuar dhe të inkriminuar, që ndryshe quhet demokraci fasade, nën të cilën gulon dhe i merr vendimet krimi, korrupsioni dhe antiligji.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej