Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

14 vjeçarja me aftësi ndryshe mahnit Rumaninë me talentin e saj

Nga Ejona 0

Talenti nuk njeh kufij dhe siç e dimë disa nga artistët më të mëdhenj në botë janë me aftësi ndryshe.

14 vjeçarja Lorelai Mosnegutu është një vajzë që ka lindur pa krahë, por kjo nuk e ka ndaluar atë të çojë deri në fund pasionin e saj për pianon. Ajo është e aftë t’i bjerë pianos me këmbë e të mahnisë të gjithë me zërin e saj që i buron nga shpirti.

Performanca e saj në emisionin “Got Talent” në Rumani ka prekur jo vetëm jurinë, por edhe mbarë audiencën. Ajo ka kënduar një këngë, ndërsa luan në piano me këmbë.

Lorelai u braktis nga nëna e saj menjëherë pas lindjes. Për rritjen e saj u kujdes një punonjës social, i cili e adoptoi atë menjëherë sa pa historinë në televizor. Ajo nuk mundi të flasë deri në moshën 3 vjeçare dhe as të ecë deri 4 vjeç. Kjo vajzë e mrekullueshme mundi t’i bëjë ballë të gjitha vështirësive dhe kufizimeve të saj fizike dhe mësoi të bëjë plot gjëra vetëm me këmbë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej