Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

10 tetori 1947, një prej ditëve më të errëta e fatkeqe në historinë tonë

Nga Media 0

Nga Afrim Krasniqi

Facebook ju kujton çdo ditë ditëlindjet e miqve dhe njerëzve të njohur virtualisht. Media kujton ditëlindjet e VIP-ve, kryesisht vajza e djem që bëjnë ndonjë këngë, zhvishen, përdorin drogë apo martohen e ndahen! Sot ia vlen të kujtojmë dicka tjetër shumë më me vlerë, por për të cilën nuk dëgjova asnjë lajm në media, TV apo FB. Është 68 vjetori i ekzekutimit të elitës liberale politike të viteve të pasluftës, atyre që kryen krim vetëm se kërkuan për Shqipërinë një demokraci konkuruese, të hapur dhe të modelit perëndimor. Duke i ekzekutuar ata në fakt u godit shansi e shpresa se ky vend për 43 vitet pasuese do të mund të bëhej i jetueshëm, më i lirë dhe më i zhvilluar.

E di, fatkeqësisht, që shumica sot nuk ka as kohë, as dëshirë, as durim dhe as ndjesi kujtese për ngjarje, emra dhe simbole të tilla! Kemi halle më të mëdha, për shembull se ku bëri pazarin sot sundimtari i radhës, kush u nda e kush u fejua, çfarë shkruan në FB ca deputetë që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër apo se çfarë do të ketë sonte Portokallia…! Për pakicën, ata që ende dinë të shohin përtej të përditshmes dhe përmes gjërave me integritet e vlerë, pra për ata që ende kanë kujtesë, kanë durim, kanë kohë dhe kanë ndjenja, – le t’i përcjellim këto foto dhe të mos harrojmë se 10 tetori 1947 ishte e mbetet një prej ditëve më të errëta dhe fatkeqe në historinë tragjike të këtij vendi! Dhe të sjellim ndërmend faktin se një pjesë e këtyre në foto, ende nuk kanë varr, ende nuk kanë nderim, ende u jemi në borxh!

elita-e-vrare

elita1

elita2

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej