Zyrtarja e BE rrëzon propagandën e Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtarja e BE rrëzon propagandën e Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet

14:14 | 13/03/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Pandehma se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian është kthyer në një premtim kryesor elektoral të kreut të kësaj force politike, kryeministrit Edi Rama teksa zgjedhjet parlamentare afrohen.

Këtë retorikë, kreu i qeverisë e përsërit thuajse gjatë çdo komunikimi publik. “Po të humbasim këtë moment, rrezikojmë të shtyjmë ëndrrën europiane për një kohë të pacaktuar. Këto zgjedhje nuk janë thjesht politike, por kanë një peshë gjeopolitike,” theksoi Rama gjatë një takimi me strukturat një ditë më parë në Kavajë, duke hedhur tezën se nëse PS humbet pushtetin, rrezikohet e ardhmja europiane e Shqipërisë.

Por sa real është kjo hipotezë? Aspak për kundërshtarët politik të kreut të qeverisë. Madje, sipas tyre, keqqeverisja e Edi Ramës dhe kabinetit të tij ka ngadalësuar procesin. “Për shkak të vendimeve të qeverisë Rama, të udhëhequra nga interesa politike dhe jo kombëtare, ky proces është zvarritur dhe është penguar vit pas viti,” thkesoi pak ditë më parë, Jorida Tabaku, deputete e PD, njëkohësisht kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE).

Read more

Egnatian ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë –

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim? –

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO) –

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –

Edhe njohës së çështjes të integrimit shprehin bindjen se procesi në fakt nuk varet aspak nga një parti politike.

Kjo u konfirmua edhe këtë të enjte nga Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, e cila mbajti një konferencë për media nga kryeministria krah kreut të qeverisë, Edi Rama, gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë.

Ajo u pyet mbi pretendimet e Ramës nëse humbja e Partisë Socialiste do të ndikonte procesin e integrimit: Sa do të ndikojnë zgjedhjet në procesin teknik? Nëse do të ketë një rotacion politik, kemi dëgjuar kryeministrin që kjo mund të vonojë procesin, ju si e mendoni këtë?

Në përgjigje, zyrtarja e Bashkimit Europian u shpreh qartë se “nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në BE”, ndërsa shkrehu bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. “Për mendimin tim, Europa është kaq e mishëruar në Shqipëri sa unë shoh vetëm një të ardhme europiane për ju”, theksoi ajo.

“Unë nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në BE, sepse do të ndodhë në një kohë të gjatë dhe është një proces i thellë dhe jam e sigurt që të gjitha ato reforma do të vijojnë dhe këto reforma nuk po kryhen nga Shqipëria, sepse i do Bashkimi Europian, por sepse ky është një proces shndërrues, transformues për Shqipërinë dhe janë vetë qytetarët shqiptarë që do ta vendosin se çfarë qeverie do të keni në të ardhmen, pra me zgjedhjet e ardhshme. por për mendimin tim, Europa është kaq e mishëruar në Shqipëri sa unë shoh vetëm një të ardhme europiane për ju” u përgjigj Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos.

Një deklaratë që rrëzon tanimë edhe nga Bashkimi Eurpian propagandën e Ramës se vetëm PS mund ta integrojë Shqipërinë në BE.

Të Lidhura

Egnatian ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë –

Egnatian ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë –

nga 27
20:10 | 04/04/2026
0

Egnatia ndjen sërish shijen e fitores në Kategorinë Superiore. Skuadra kampione e vendit iu imponua Bylisit duke e mundur me...

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim? –

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim? –

nga 27
20:00 | 04/04/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=qdkaILIaV08 Shpërblehet besnikëria! Më 12 shkurt 2025, qindra mbështetës të Erion Veliajt u mblodhën para SPAK duke protestuar kundër arrestimit...

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO) –

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO) –

nga 27
19:22 | 04/04/2026
0

Vedat Muriqi kuron në mënyrën më të mirë plagët e eliminimit në finalen e playoffit të Botërorit me kombëtaren e...

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –

nga 27
18:24 | 04/04/2026
0

Ndodhet midis Iranit në veri dhe Gadishullit Arabik në jug dhe është e vetmja dalje natyrore nga Gjiri Persik. Në...

Para
Brenda javës Gentian Gjyli i firmos nipit të Sadriut 2 tendera pa garë 3.1 miliardë lekë

Brenda javës Gentian Gjyli i firmos nipit të Sadriut 2 tendera pa garë 3.1 miliardë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Egnatian ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë –

Egnatian ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë –

20:10 | 04/04/2026
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim? –

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim? –

20:00 | 04/04/2026
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO) –

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO) –

19:22 | 04/04/2026
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –

18:24 | 04/04/2026
Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën –

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën –

17:40 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Egnatian ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë –
  • 1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim? –
  • Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO) –
  • Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore? –
  • Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën –
  • Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Egnatian ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë –
  • 1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com