Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi

22:23 | 01/02/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion –

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën –

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

Edi Rama manipulon opinionin për negociatat –

Charles McGonigal është kthyer në kryefjalën e jetës politike në Shqipëri. Një foto e ish-agjentit të FBI-së, kësaj here me Enri Cenon, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, është shpërndarë me shpejtësi në të gjithë medait. Por një përgjigje zyrtare ka ardhur dhe nga demokrati që ka pozuar me McGonigal.

Enri Çeno ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shpjeguar të vërtetën e kësaj foto, duke u shprehur se fajtor janë mediat pro-qeverisë, duke sqaruar se takimi me McGonigal ka ndodhur gjatë një feste ku ai po merrte pjesë.

“Për sqarim: Ishte 16 Nëntori i mbi 5 viteve më parë ku unë dhe ish partnerja po festonim datëlindjen e saj. Në tavolinën ngjitur ishte një tjetër mik i imi me partneren e tij dhe pak më tutje po darkonin Personi A me Personin B nën shoqërinë e disa të huajve. Në përfundim të darkës “Personi B” si i njohur i joni na ftoi të dy çiftet për një pije. Aty u prezantuam edhe se cilët ishin të huajt. Pas pak tavolinës i shtohet edhe Damian Gjiknuri asokohe ministër, unë vendosa të largohesha pasi me të kam patur një konflikt ligjor në gjykatë,”-shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Makineria propagandistike e përbaltjes së qeverisë nëpërmjet një prej mediave të saj për të përfshirë opozitën paska nxjerr nga telefoni i “Personit B” një foto timen dhe të ish partneres sime me agjentin e FBI-së McGonigal. Për sqarim: Ishte 16 Nëntori i mbi 5 viteve më parë ku unë dhe ish partnerja po festonim datëlindjen e saj. Në tavolinën ngjitur ishte një tjetër mik i imi me partneren e tij dhe pak më tutje po darkonin Personi A me Personin B nën shoqërinë e disa të huajve.

Në përfundim të darkës “Personi B” si i njohur i joni na ftoi të dy çiftet për një pije. Aty u prezantuam edhe se cilët ishin të huajt. Pas pak tavolinës i shtohet edhe Damian Gjiknuri asokohe ministër, unë vendosa të largohesha pasi me të kam patur një konflikt ligjor në gjykatë.

Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë jam takuar me zyrtarin e FBI-së. Ndryshe nga Taulantët, Damianët, Belindat, Ëngjëllat apo Edvinët, unë nuk kam ndarë kurrë interesa financiarë apo okultë as me “Personin A” as me “Personin B” e aq më tepër me gjobvënësit e FBI-së.

Gjatë tërë jetës sime nuk kam përfituar asnjë qindarkë para publike dhe nga shtatori i 2013 vetëm jemi përballur e përplasur me regjimin e Ramës si familje. Për Kim Philby-sat morali është një aset luksi që nuk mund të ja lejojnë vetes dhe koha e tyre ka marrë fund, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj. Kjo burracakëri e ulët thjesht me shton forcën për të përdorur të gjithë logjistikën time që këta minues të opozitarizmit dhe demokracisë së vendit të përgjigjen në mënyrën e merituar.

Të Lidhura

Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion –

Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion –

nga 27
15:26 | 01/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar letër zyrtare Ambasadave në Tiranë, duke kërkuar monitorimin e procesit në Gjykata...

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën –

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën –

nga 27
15:18 | 01/04/2026
0

Kreu i grupit të këshilltarëve në Durrës, Dritan Burgija, së bashku me anëtarin Arlind Boshku, kanë mbërritur në selinë e...

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

nga 27
15:10 | 01/04/2026
0

Ndërsa Shqipëria synon të afrohet me standardet e Bashkimit Europian, sistemi i prokurimit publik vijon të shfaqë shqetësime që ngrijnë...

Edi Rama manipulon opinionin për integrimin –

Edi Rama manipulon opinionin për negociatat –

nga 27
14:52 | 01/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk ka votuar raportin IBAR për Shqipërinë, duke akuzuar...

Para
E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) –

E pabesueshme! Mbappe bën gafën e vitit (VIDEO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion –

Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion –

15:26 | 01/04/2026
Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën –

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën –

15:18 | 01/04/2026
APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

15:10 | 01/04/2026
Edi Rama manipulon opinionin për integrimin –

Edi Rama manipulon opinionin për negociatat –

14:52 | 01/04/2026
Edi Rama manipulon opinionin për integrimin –

Edi Rama manipulon opinionin për integrimin –

14:51 | 01/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion –
  • Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën –
  • APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca
  • Edi Rama manipulon opinionin për negociatat –
  • Edi Rama manipulon opinionin për integrimin –
  • Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion –
  • Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com