Zyrtari amerikan: Mos u riktheni në makthin e para 30 viteve ku mungon fjala e lirë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtari amerikan: Mos u riktheni në makthin e para 30 viteve ku mungon fjala e lirë

13:33 | 20/12/2019
në Kryesore
0

Daniel Koski, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë ka një mesazh të qartë për shoqërinë shqiptare, ndërsa u bëri thirrje që mos të kthehen kurrë në një vend ku mungon fjala e lirë.

Zyrtari i lartë amerikan u kujtoi të pranishmëve se shoqëria shqiptare u zgjua nga makthi komunist i kontrollit të fjalës jo më larg se 30 vitet e fundit dhe se shume prej të pranishmëve e dinë çfarë do të të jetosh me frikën e pasojave të paparashikuara të fjalëve të tua.

Fjalimi i plotë

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Këto ligjërta mund ti japin zë frikës, zemërimit dhe urrejtjes. Fjalët mund të çojnë në dhunë. Ekziston një kufi midis ligjeratës së pranueshme dhe ligjëratës së papranueshme, por është e vështirë që të hiqet një vijë kufiri. Ne jemi mbledhur për të debatuar mbi atë vijë dhe rolin e zyrës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe përcaktimin e këtyre kufijve. Jam mirënjohës që tu ofroj pikëpamjen e SHBA-së për lirinë e fjalës dhe për të bërë një kërkesë në mbrojtje të saj. Në vendin tonë liria e fjalës erdhi në jetë pas Revolucionit Amerikan, kur bëmë një premtim publik për ta mbrojtur fjalën e lirë me kushtetutë. 

Prej ditës kur boja u tha në atë dokument, ka pasur shumë keqkuptime por sidoqoftë angazhimi amerikan për të mbrojtur lirinë e fjalës është i palëkundur dhe madje e shtrijmë atë mbrojtje edhe ndaj të shprehurit të çuditshëm, të folurit qartësisht të pasaktë, dhe fjalëve fyese dhe të pamenduara. 

Por pse?

Në besojmë se kundërshtimi më i mirë ndaj gjuhës së ulët dhe urrejtjes është arsyetimi racional dhe nëse gjuha e urrjetjes është helm dhe e tillë është, arsyetimi është kundërhelmi. Nëse diskutoni se ku duhet hequr viza drejt fjalës së mbrojtur dhe të pambrojtur, ju lutem të kujtoni se përgjigja ndaj gjuhës së urrejtjes është kundër arsyetimi racional, është të shprehurit më shumë dhe jo më pak.

Zgjidhja ndaj urretjes janë më shumë lapsa, se goma. Liria e fjalës ushqen më shumë ide, qasje të paparashikuar më krijuese për një çështje. Prodhon zgjidhje më efikase për problemet që sfidojnë shoqëritë. Fjala e lirë është valvula e sigurisë së shoqërisë. Në fund edhe të debateve më të diskutueshme publike mbi temat më të kundërshtueshme, anëtarët e një shoqërie të lirë mund të largohen duke e ditur se kishin një mundësi për të thënë fjalën e tyre pavarësisht përfundimit. Demokratët e Athinës krijuan një qeveri të bindjes, të arsyetimit racional, një qeveri të fjalës. Fjala e lirë është fryma e demokracisë, mbyte atë, ndërprite rrjedhën e saj dhe trupi politik mund të vdesë.

Nga ana tjetër fryma e mos pajtimit ka fuqinë për të tronditur një shtet policor. Kjo është arsyeja se pse diktatorët kërkojnë të shtypin zërat kritikë, ato mund të mbijetojnë vetëm nëse mohojnë fjalën e lirë të popullit të tyre. Kur ato e privojnë shoqërinë e tyre nga oksigjeni që është fjala e lirë, demokracia vuan dhe kalbet.

Shqipëria u zgjua nga makthi komunist i kontrollit të fjalës jo më larg se 30 vitet e fundit. Shumë prej jush e dinë shumë mirë sesi është të jetosh me frikën e pasojave të paparashikuar atë fjalëve të tua. Shumë prej jush u rritën në një shoqëri ku një fjalë e thënë rastësisht mund të të çonte në burg. Ju nuk duhet të ktheheni kurrë në atë shoqëri. 

Liria e fjalës nuk është liçensë për të thënë çfarë të duash pavarësisht nga pasojat. Edhe ne në SHBA vendosim kufi mbi të ashtëquarturat fjalë luftuese dhe forma të shprehjes që çojnë në dhunë. Por kufijtë përcaktojnë shoqëritë çfarë ato tolerojnë dhe çfarë ato kanë frikë.  Në Amerikanët mbrojmë fjalët kritike, të çuditshme dhe fyese sepse tolerance është shenjë e forcës tonë. Duke lejuar fjalën fyese përveç rasteve ekstreme ne ngulim këmbë që shoqëria jonë të mos jetojë në frikën e fjalëve. Nuk është thjeshtë të përcaktosh kufirin midis fjalës së pranueshme dhe fjalëve që provokojnë dhunë, prandaj jemi këtu për të shqyrtuar kufijtë e fjalës së lirë. Unë dhe Shtete e Bashkuara ju kërkojmë që ta vendosni atë kufij të gjerë dhe pa frikë.

Etiketa: Daniel Koskikontrolli i fjalësmakthi komunistmungon fjala e lirëshoqëria shqiptarezyrtari amerikan

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen rëndë 4 persona

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen rëndë 4 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com