Zyra europiane do të vijojë hetimet për abuzimet me fondet në bujqësi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyra europiane do të vijojë hetimet për abuzimet me fondet në bujqësi –

07:59 | 04/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

OLAF, zyra europiane kundër mashtrimit, pritet të vijojë hetimet për korrupsionin në shpërndarjen e fondeve në ndihmë të bujqësisë nëpërmjet programit IPARD II.

Zyra e OLAF tha se prej muajit gusht 2023 ka dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare raportin përfundimtar për fondet e IPARD II dhe është në pritje të dhënies së përgjigjes nga autoriteti kompetent.

OLAF nuk ka pranuar të japë detaje nga konkluzionet e raportit përfundimtar, ndërkohë që ndjekja është në vazhdim, pasi bërja e tyre publike qoftë edhe pjesërisht, mund të rrezikojë në procedurat vijuese.

“Gjykata e Përgjithshme ka njohur ekzistencën e një prezumimi të përgjithshëm të mosaksesueshmërisë sipas të cilit zbulimi për publikun sipas Rregullores 1049/2001 të dokumenteve që lidhen me OLAF mund të minojnë rrënjësisht objektivat e aktiviteteve hetimore si tani ashtu edhe në të ardhmen. Kjo pasi personat e dyshuar për parregullsi mund veprojnë në mënyrë të tillë që të pengojnë zhvillimin e duhur të aktiviteteve vijuese. Prandaj, prezumimi i përgjithshëm vlen edhe për një procedurë që është mbyllur. Për këtë rast vijojnë hetimet. OLAF mbylli hetimin në gusht 2023 dhe ia komunikoi konkluzionet e tij autoritetit kompetent me rekomandime për fillimin e procedurave të duhura. OLAF ka marrë informacion të njëkohshëm nga autoriteti kompetent që nuk e ka përfunduar ende ndjekjen. OLAF konsideron se periudha, e cila ka kaluar ndërmjet datës së transmetimit të raportit tek autoriteti kompetent dhe data e kësaj përgjigje duhet të konsiderohet si e arsyeshme duke pasur parasysh mbylljen e fundit të rastit”, thuhet në sqarimin e zyrës së OLAF për Monitor.

Në bazë të Rregullores (BE, Euratom) Nr. 883/20132, OLAF heton rastet e dyshimit të mashtrimit, korrupsionit dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme të dëmshme për buxhetin e BE-së.

Pas lajmeve në muajin korrik se Komisioni Europian ka pezulluar fondet e IPARD, të dedikuara për bujqësinë, Ministria e Bujqësisë reagoi duke shpjeguar se autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës. Por Ministria e Financave nuk programon fonde nga programi IPARD të paktën deri në vitin 2025. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023 kishte 260 përfitues nga programet IPARD II, por për vitin 2024 dhe 2025 nuk priten disbursime.

Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF ishte gjithsej 94,6 milionë euro në total, nga të cilat 71 milionë euro ishin financime të BE. Gjatë zbatimit të tij nga viti 2018 deri më 2022, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2018 u disbursuan 20,6 milionë euro, në 2019 u dhanë 15,6 milionë euro, 26,8 milionë euro u shpërndanë në 2020 dhe për vitet 2021-2022 janë dhënë 31,6 mln euro. Në vitin e parë me grantet e programit IPARD II u mbështetën investimet në ferma, në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes të parë dhe të dytë ishte 57,6 milionë euro. Në thirrjen e tretë IPARD II financoi 29,1 milionë euro në dy masa mbështetëse për investime në ferma dhe përpunim.

Për shkak të hetimeve BE-ja ka pezulluar nisjen e programit të IPARD III që pritej të çelej këtë vit me një fond prej 146 milionë euro apo 55% më shumë fonde sesa Programi IPARD II. Kontributi i BE-së ishte në një fond prej 112 milionë eurosh. IPARD III do të përfshinte 9 masa të reja financimi nga 3 masa që përfshinte programi i mëparshëm.

Read more

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

Të Lidhura

nga 27
09:40 | 16/01/2026
0

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës....

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

nga 27
09:24 | 16/01/2026
0

Lefter Maliqi me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka denoncuar gjendjen e lagjeve në Kuçovë, duke i cilësuar...

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

nga 27
09:14 | 16/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 10:00 një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe drejtuesit e...

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

nga 27
08:38 | 16/01/2026
0

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me...

Para
Të merren masa për Vuçiç –

Të merren masa për Vuçiç -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –

09:40 | 16/01/2026
Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

09:24 | 16/01/2026
Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

09:14 | 16/01/2026
Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

08:38 | 16/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:28 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –
  • Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve
  • Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –
  • Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –
  • Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –
  • Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com