Një vatër zjarri u aktivizua sot në qendrën e përpunimit të plehrave në Gjirokastër.
Sipas dyshimeve të para raportohet se kanë qenë vetë punëtorët e bashkisë që i kanë vënë flakët mbeturinave ndërkohë policët bashkiakë kanë penguar gazetarët të afrohen dhe të filmojnë nga afër.
“Nuk lejohet, e thotë tabela,” tha një efektiv.
Nuk dihen ende as arsyet e këtij zjarri dhe mbi të gjitha arsye se pse një efektiv i Policisë bashkiake pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre.
Sjellim në kujtesë që Shqipëria ndodhet prej kohësh nën pushtetin e flakëve, nga veriu në jug. Një ditë më parë në fshatin Grudë të Malësisë së Madhe u shkrumbuan 35 banesa, fatmirësisht të pabanuara.